Udhëzues hap-pas-hapi për të kuptuar gjithë procesin, nga kërkimi i akomodimit deri te listimi i pronës tënde.
Sapo hapim, ju dërgojmë email dhe mund të regjistroheni menjëherë.
Regjistrohu tani →✦ PJESA 1 · PËR VIZITORËT
Me RRINI, mund ta gjeni, rezervoni dhe hapni akomodimin tuaj pa pritur pronarin dhe pa procedura të komplikuara.
Zgjidhni lokacionin
Qyteti ose zona ku dëshironi të qëndroni.
Zgjidhni akomodimin
Fotografitë, çmimet, pajisjet dhe oraret.
Rezervoni
Rezervim i menjëhershëm ose i zakonshëm.
Zgjidhni mënyrën e pagesës
Me kartelë ose para të gatshme në ATM Paysera.
Prisni konfirmimin e pagesës
Rezervimi aktivizohet automatikisht.
Pranoni kodin dhe udhëzimet
Kodi personal i hyrjes dhe detajet e apartamentit.
Hyni dhe qëndroni
Pa pritje. Pa çelësa fizikë. Pa komplikime.
✦ HAPAT 1-3 · GJEJ & REZERVO
Zgjidhni qytetin ose zonën ku dëshironi të qëndroni.
Shikoni akomodimet e lira, çmimet, fotografitë, pajisjet dhe oraret e disponueshme.
Rezervoni akomodimin që ju përshtatet. Nëse është i disponueshëm për rezervim të menjëhershëm, konfirmimi bëhet automatikisht.
Rezervim 3-orësh
Qëndrim i shkurtër
Rezervim ditor
Qëndrim mbi natë
Rezervimet 3-orëshe mund të bëhen vetëm para orës 00:00. Pas orës 00:00, mund të bëhen vetëm rezervime ditore.
✦ HAPI 4 · MËNYRA E PAGESËS
Dy mënyra të thjeshta: me kartelë online ose me para të gatshme në një bankomat (ATM) Paysera.
OPSIONI A
Paguani direkt në rrini.com me kartelën tuaj bankare. Pagesa konfirmohet automatikisht.
···· ···· ···· 4921
OPSIONI B
RRINI gjeneron një kod QR dhe një referencë rezervimi.
Shkoni te një bankomat (ATM) Paysera i mbështetur.
Skanoni ose paraqisni kodin QR.
Shkruani referencën dhe depozitoni shumën e saktë të kërkuar.
Kodi QR + referenca
Ilustrim — jo QR real.
E RËNDËSISHME
Duhet ta vendosni shumën e saktë të kërkuar. Nëse vendosni më shumë para, diferenca nuk kthehet. Nëse vendosni më pak, pagesa nuk konfirmohet dhe nuk do ta pranoni kodin e hyrjes.
✦ HAPAT 5-7 · KODI & HYRJA
Sapo pagesa të konfirmohet, rezervimi juaj aktivizohet automatikisht.
Pas konfirmimit të pagesës, do të pranoni kodin personal të hyrjes dhe udhëzimet për apartamentin tuaj.
KODI I HYRJES
Kodi është personal dhe aktiv vetëm për periudhën e rezervimit tuaj. Mos e ndani me persona të tjerë.
Shkoni në lokacion, ndiqni udhëzimet dhe hyni në akomodim pa pritur pronarin ose dorëzimin fizik të çelësave.
Pa pritje. Pa çelësa fizikë. Pa komplikime.
✦ REZERVIME DITORE TË BËRA TË NJËJTËN DITË
Për rezervimet ditore të bëra në të njëjtën ditë, ora e daljes varet nga koha kur është kryer rezervimi.
00:00–02:59
DALJA
Të njëjtën ditë në 13:00
03:00–05:59
DALJA
Të njëjtën ditë në 14:00
06:00–10:59
I MBYLLUR
Rezervimi ditor i menjëhershëm nuk është i disponueshëm
Gjatë kësaj periudhe, vetëm rezervimet 3-orëshe janë të disponueshme për rezervim të njëjtën ditë.
11:00–13:59
DALJA
Ditën tjetër në 10:00
14:00–23:59
DALJA
Ditën tjetër në 11:00
Ky orar aplikohet për rezervimet ditore të bëra në të njëjtën ditë. Rezervimet e bëra një ose më shumë ditë më herët ndjekin orarin e përcaktuar gjatë rezervimit.
✦ PJESA 2 · PËR PRONARËT
RRINI u jep pronarëve mundësinë ta dorëzojnë menaxhimin e plotë të pronës ose ta përdorin platformën vetëm si kanal shtesë rezervimi.
Të dyja opsionet fillojnë me hapjen e llogarisë së pronarit dhe listimin e pronës. Dallimi është sa nga menaxhimi e mban RRINI dhe sa e mbani ju.
✦ OPSIONI 1 · MENAXHIM I PLOTË · HAPAT 1-4
Regjistrohuni në RRINI dhe hapni llogarinë tuaj si pronar.
Shtoni informacionin kryesor për pronën tuaj.
Mund ta ruani listimin dhe të vazhdoni më vonë.
Ekipi i RRINI kontrollon informacionin, fotografitë, kushtet dhe gatishmërinë për rezervime. Nëse duhen rregullime, i pranoni udhëzimet para aprovimit.
Pas aprovimit, kontrata përgatitet automatikisht me të dhënat tuaja personale dhe të pronës. E pranoni me email dhe mund ta shqyrtoni digjitalisht.
Hapat 5-8 vazhdojnë në faqen tjetër →
✦ OPSIONI 1 · MENAXHIM I PLOTË · HAPAT 5-8
Lexojeni dhe nënshkruajeni kontratën online, pa pasur nevojë për dokumente fizike ose vizitë në zyrë.
Kontrata përmban kushtet e bashkëpunimit, përgjegjësitë, pagesat dhe informacionin e pronës.
Pas nënshkrimit, prona aktivizohet dhe publikohet. Sipas paketës së menaxhimit, sinkronizohet edhe në Airbnb dhe Booking.com.
RRINI koordinon rezervimet, kalendarët, pagesat, komunikimin, hyrjen e vizitorëve dhe proceset operative të përfshira në marrëveshje.
Pronari mund të ndjekë rezervimet, disponueshmërinë dhe të ardhurat përmes llogarisë së tij.
Prona juaj punon. Ju ruani kontrollin dhe ndiqni rezultatet.
✦ OPSIONI 2 · VETËMENAXHIM PËRMES RRINI
Vendosni çmimet tuaja. Flisni direkt me vizitorët. Pa komision 15% — RRINI merr një tarifë të sheshtë prej €5 për rezervim nga vizitori.
Ky opsion është për pronarët që tashmë menaxhojnë vetë llogaritë e tyre në Airbnb dhe Booking.com, por duan ta shtojnë RRINI si kanal shtesë rezervimi. Nëse dëshironi t'i mbani vetë rezervimet dhe të ardhurat nga Airbnb dhe Booking.com, mund ta listoni pronën edhe në RRINI dhe ta vazhdoni vetëmenaxhimin.
Regjistrohuni dhe krijoni profilin tuaj si pronar në RRINI.
Shtoni fotografitë, përshkrimin, çmimet, rregullat dhe informacionin e pronës.
Importoni lidhjet iCal nga Airbnb dhe Booking.com për ta sinkronizuar disponueshmërinë dhe për të shmangur rezervimet e dyfishta.
iCal është një lidhje që sinkronizon kalendarët midis platformave automatikisht, kështu që të njëjtat data nuk rezervohen dy herë.
Hapat 4-6 vazhdojnë në faqen tjetër →
✦ OPSIONI 2 · VETËMENAXHIM · HAPAT 4-6
RRINI ju siguron një lidhje iCal për pronën tuaj, të cilën mund ta vendosni në Airbnb, Booking.com dhe platformat e tjera që përdorni.
Ju vendosni çmimet, përditësoni disponueshmërinë, komunikoni me vizitorët dhe menaxhoni hyrjen, pastrimin dhe qëndrimin.
Prona juaj bëhet e disponueshme për vizitorët e RRINI, ndërsa ju vazhdoni ta menaxhoni në mënyrën tuaj.
Pa komision 15%
Nuk paguani komision 15% për rezervimin. RRINI merr vetëm një tarifë të sheshtë prej €5 nga vizitori për çdo rezervim të kryer përmes platformës.
Tarifa €5 i ngarkohet vizitorit — jo pronarit.
Më shumë kanale. Më shumë rezervime. Kontrolli mbetet tek ju.
✦ KRAHASIMI I DY OPSIONEVE
E njëjta pronë, dy mënyra për ta menaxhuar. Zgjidhni sa kontroll doni të mbani.
OPSIONI 1
Për pronarët që duan RRINI ta koordinojë menaxhimin digjital dhe operativ të pronës.
OPSIONI 2
Për pronarët që duan të mbajnë kontrollin e plotë të pronës dhe të vizitorëve.
Cili opsion ju përshtatet?