Udhëzues hap pas hapi për gjithë procesin: nga kërkimi i banesës deri te listimi i pronës tënde.
✦ PJESA 1 · PËR VIZITORËT
Me RRINI e gjen, e rezervon dhe e hap banesën pa pritur pronarin dhe pa procedura të komplikuara.
Zgjidh lokacionin
Qyteti ose zona ku do të rrish.
Zgjidh banesën
Fotografitë, çmimet, pajisjet dhe oraret.
Rezervo
Rezervim i menjëhershëm ose i zakonshëm.
Zgjidh mënyrën e pagesës
Me kartelë ose para të gatshme në ATM Paysera.
Prit konfirmimin e pagesës
Rezervimi aktivizohet automatikisht.
Merr kodin dhe udhëzimet
Kodi personal i hyrjes dhe detajet e apartamentit.
Hyr dhe rri
Pa pritje. Pa çelësa fizikë. Pa komplikime.
✦ HAPAT 1-3 · GJEJ & REZERVO
Zgjidh qytetin ose zonën ku do të rrish.
Shiko banesat e lira, çmimet, fotot, pajisjet dhe oraret.
Rezervo banesën që të përshtatet. Nëse është i disponueshëm për rezervim të menjëhershëm, konfirmimi bëhet automatikisht.
Rezervim 3-orësh
Qëndrim i shkurtër
Rezervim ditor
Qëndrim mbi natë
Rezervimet 3-orëshe mund të bëhen vetëm para orës 00:00. Pas orës 00:00, mund të bëhen vetëm rezervime ditore.
✦ HAPI 4 · MËNYRA E PAGESËS
Dy mënyra të thjeshta: me kartelë online ose me para të gatshme në një bankomat (ATM) Paysera.
OPSIONI A
Paguaj direkt në rrini.com me kartelën tënde bankare. Pagesa konfirmohet automatikisht.
···· ···· ···· 4921
OPSIONI B
RRINI gjeneron një kod QR dhe një referencë rezervimi.
Shkoni te një bankomat (ATM) Paysera i mbështetur.
Skanoni ose paraqisni kodin QR.
Shkruani referencën dhe depozitoni shumën e saktë të kërkuar.
Kodi QR + referenca
Ilustrim — jo QR real.
E RËNDËSISHME
Duhet ta vendosni shumën e saktë të kërkuar. Nëse vendosni më shumë para, diferenca nuk kthehet. Nëse vendosni më pak, pagesa nuk konfirmohet dhe nuk do ta pranoni kodin e hyrjes.
✦ HAPAT 5-7 · KODI & HYRJA
Sapo pagesa të konfirmohet, rezervimi aktivizohet automatikisht.
Pas konfirmimit të pagesës, merr kodin personal të hyrjes dhe udhëzimet për apartamentin.
KODI I HYRJES
Kodi është personal dhe aktiv vetëm për periudhën e rezervimit tuaj. Mos e ndani me persona të tjerë.
Shko te adresa, ndiq udhëzimet dhe hyr pa pritur pronarin dhe pa dorëzim çelësash.
Pa pritje. Pa çelësa fizikë. Pa komplikime.
✦ PJESA 2 · PËR PRONARËT
RRINI u jep pronarëve mundësinë ta dorëzojnë menaxhimin e plotë të pronës ose ta përdorin platformën vetëm si kanal shtesë rezervimi.
Të dyja opsionet fillojnë me hapjen e llogarisë së pronarit dhe listimin e pronës. Dallimi është sa nga menaxhimi e mban RRINI dhe sa e mbani ju.
✦ OPSIONI 1 · MENAXHIM I PLOTË · HAPAT 1-4
Regjistrohu në RRINI dhe hap llogarinë tënde si pronar.
Shto informacionin kryesor për pronën tënde.
Mund ta ruani listimin dhe të vazhdoni më vonë.
Ekipi i RRINI kontrollon informacionin, fotografitë, kushtet dhe gatishmërinë për rezervime. Nëse duhen rregullime, i merr udhëzimet para aprovimit.
Pas aprovimit, kontrata përgatitet automatikisht me të dhënat e tua dhe të pronës. E merr me email dhe e shqyrton digjitalisht.
Hapat 5-8 vazhdojnë në faqen tjetër →
✦ OPSIONI 1 · MENAXHIM I PLOTË · HAPAT 5-8
Lexoje dhe nënshkruaje kontratën online, pa dokumente fizike dhe pa vajtur në zyrë.
Kontrata përmban kushtet e bashkëpunimit, përgjegjësitë, pagesat dhe informacionin e pronës.
Pas nënshkrimit, prona aktivizohet dhe publikohet. Sipas paketës së menaxhimit, sinkronizohet edhe në Airbnb dhe Booking.com.
RRINI koordinon rezervimet, kalendarët, pagesat, komunikimin, hyrjen e mysafirëve dhe proceset operative të përfshira në marrëveshje.
Pronari mund të ndjekë rezervimet, disponueshmërinë dhe të ardhurat përmes llogarisë së tij.
Prona jote punon. Ti ruan kontrollin dhe ndjek rezultatet.
✦ OPSIONI 2 · VETËMENAXHIM PËRMES RRINI
Ky opsion është për pronarët që tashmë menaxhojnë vetë llogaritë e tyre në Airbnb dhe Booking.com, por duan ta shtojnë RRINI si kanal shtesë rezervimi. Nëse do t'i mbash vetë rezervimet dhe të ardhurat nga Airbnb e Booking.com, mund ta listosh pronën edhe në RRINI dhe të vazhdosh vetëmenaxhimin.
Regjistrohu dhe krijo profilin tënd si pronar në RRINI.
Shto fotot, përshkrimin, çmimet, rregullat dhe informacionin e pronës.
Importo lidhjet iCal nga Airbnb dhe Booking.com që disponueshmëria të rrijë e sinkronizuar dhe të mos ketë rezervime të dyfishta.
iCal është një lidhje që sinkronizon kalendarët midis platformave automatikisht, kështu që të njëjtat data nuk rezervohen dy herë.
Hapat 4-6 vazhdojnë në faqen tjetër →
✦ OPSIONI 2 · VETËMENAXHIM · HAPAT 4-6
RRINI të jep një lidhje iCal për pronën tënde, që e vendos në Airbnb, Booking.com dhe platformat e tjera që përdor.
Ti vendos çmimet, përditëson disponueshmërinë, komunikon me mysafirët dhe menaxhon hyrjen, pastrimin dhe gjithçka tjetër.
Prona jote bëhet e disponueshme për mysafirët e RRINI, ndërsa ti vazhdon ta menaxhosh si të duash.
Më shumë kanale. Më shumë rezervime. Kontrolli mbetet te ti.
✦ KRAHASIMI I DY OPSIONEVE
E njëjta pronë, dy mënyra për ta menaxhuar. Zgjidh sa kontroll do të mbash.
OPSIONI 1
Për pronarët që duan RRINI ta koordinojë menaxhimin digjital dhe operativ të pronës.
OPSIONI 2
Për pronarët që duan të mbajnë kontrollin e plotë të pronës dhe të mysafirëve.
Cili opsion të përshtatet?